Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaHumbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore.

Ndërkohë, drejtuesi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës me plagë të rënda për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lini një koment