Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthim me tritol në Lezhë, shoqërohet një person. Detajet e para

Shpërthim me tritol në Lezhë, shoqërohet një person. Detajet e para

Një tjetër ngjarje është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Lezhës. Mësohet se pak minuta më parë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia ka rrethuar zonën.

Gjithashtu raportohet se është shoqëruar një person. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një koment