E shtunë, 16 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaAnaliza e ADN-së dhe gjurmët e gishtave ndihmojnë policinë e Southfield-it të arrestojë të dyshuarin për një vrasje të vitit 1997

Analiza e ADN-së dhe gjurmët e gishtave ndihmojnë policinë e Southfield-it të arrestojë të dyshuarin për një vrasje të vitit 1997

Rasti i vjetër pothuajse 30 vjeçar merr një kthesë të re me arrestimin e një të dyshuari.

Një përparim në teknologjinë e ADN-së dhe gjurmëve të gishtave ka ndihmuar në zbardhjen e vrasjes së një gruaje nga Southfield pothuajse 30 vjet më parë, njoftoi policia, duke rihapur plagë të vjetra për familjen e saj, por me shpresën se drejtësia do të vihet në vend.

Pjesë kyçe të provave që tani lidhin të dyshuarin me vrasjen përfshijnë gjurmët e gishtërinjve në një kartë krediti, të gjetura në dyshemenë e dhomës së gjumit të viktimës në Southfield, si dhe ADN-në e marrë nga thonjtë e viktimës, që përmbanin lëkurë nga sulmuesi i saj.

“Kjo është dëshmi se edhe pas dekadash, provat mund të flasin dhe e vërteta të zbulohet,” tha Shefi i Policisë së Southfield, Elvin Barren. “Ky rast na kujton fuqishëm se koha nuk e zbeh përkushtimin tonë.”

Më 14 prill, Barren njoftoi arrestimin e Robert Covington, 58 vjeç, nga Royal Lakes, Illinois, për vdekjen e Deborah Kennedy në vitin 1997, një ish-fqinjë në Southfield. Sipas informacioneve, Covington banonte përballë Kennedy-t me bashkëshorten dhe vjehrrën e tij, të cilat kanë ndërruar jetë që prej kohësh.

Kennedy, 40 vjeç, u gjet e vdekur nga plagët e marra me thikë në shtëpinë e saj ku jetonte e vetme, në bllokun 24000 të Lee Baker mëngjesin e 20 shkurtit 1997. Covington është akuzuar për një vepër penale të tipit vrasje në gjykatën e rrethit 46 në Southfield.

Ai u paraqit në gjykatë më 9 prill, ku gjykata hyri me një deklaratë të pafajësisë. Një avokat i është caktuar për seancën fillestare, por asnjë mbrojtës nuk është regjistruar për të në dokumentet e gjykatës. Covington është mbajtur pa të drejtë lirimi me kusht në Burgun e Oakland County. Sesianca për ngritje të provave është parashikuar për më 23 prill.

Sipas raportimeve, Kennedy u pa për herë të fundit duke u larguar nga puna e saj në General Motors Technical Center në Warren, mbrëmjen e 19 shkurtit 1997. Një koleg, mik i saj, njoftoi policinë të nesërmen, duke kërkuar një kontroll për të pasi ajo nuk kishte shkuar në punë.

Nuk kishte shenja të hyrjes me forcë, por provat sugjeronin se Kennedy kishte luftuar me sulmuesin e saj. “Ky detaj do të dëshmonte të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm,” tha Barren gjatë një konference për shtyp në qëndrën e policisë. “Pavarësisht përpjekjeve intensive hetimore në vitin 1997, rasti mbeti i pazgjidhur për 29 vjet.”

Lini një koment