E mërkurë, 10 Qershor 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaHonda tërheq 880,514 vetura për defekt në pezullim që mund të shkaktojë aksidente

Honda tërheq 880,514 vetura për defekt në pezullim që mund të shkaktojë aksidente

Honda ka nisur tërheqjen e 880,514 automjeteve pas zbulimit se komponentët e pjesës së pasme të sistemit të pezullimit mund të dështojnë, gjë që rrit rrezikun për lëndime ose për të shkaktuar aksidente. Të përfshira janë modelet Honda Pilot (vitet 2016–2022), Ridgeline (2017–2023), Passport (2019–2023) dhe Acura MDX (2014–2020).

Sipas CBS News, Administrata Kombëtare e Sigurisë Rrugore (NHTSA) njoftoi se këto makina janë shitur në 23 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias: Connecticut, Delaware, Distrikti i Kolumbias, Illinois, Indiana, Iowa, Kentucky, Maine, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minnesota, Missouri, New Hampshire, New Jersey, New York, Ohio, Pennsylvania, Rhode Island, Vermont, Virginia, West Virginia dhe Wisconsin.

Honda shpjegon se nën-korniza e pasme mund të korrodojë, çka në disa raste mund të çojë në dështim të pjesëve të pezullimit dhe humbje të drejtimit. Kompania vlerëson se rreth 1% e automjeteve të përfshira mund të kenë këtë defekt. Pronari do të njoftohen me letër më 7 korrik 2026, ndërsa punimet e riparimit ose zëvendësimit të komponentëve të nën-kornizës do të kryhen falas nga dilera. NHTSA ka regjistruar tërheqjen me numrin 26V365000.

Për informacion shtesë dhe udhëzime mbi procedurat e riparimit dhe shtrirjen gjeografike të tërheqjes, konsultohuni me njoftimet zyrtare të NHTSA; Siç raporton CBS News.

Lini një koment