Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident me vdekje në Laknas të Tiranës

Aksident me vdekje në Laknas të Tiranës

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje më 10 qershor 2026, në Laknas të Tiranës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet. Drejtuesi i motomjetit, një 48-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes tragjike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al

Lini një koment