Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku një i ri me flamurin e LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe duke u përzënë nga protesta në Tiranë.

Sipas Ramës, sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e Shqipërisë moderne dhe evropiane.

‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit’, shkruan Rama.

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lini një koment