Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDeputetët e PD-së vendosin pankartën në hyrjen e Kuvendit: Kur rinia çohet, qeveria rrëzon

Deputetët e PD-së vendosin pankartën në hyrjen e Kuvendit: Kur rinia çohet, qeveria rrëzon

Deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend të pajisur me pankarta, duke sjellë në ambientet e Parlamentit mesazhet e protestave që po zhvillohen në vend.

Ata kanë ngjitur në xhamin e derës kryesore të Kuvendit një pankartë ku shkruhet: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.

Veprimi i deputetëve opozitarë vjen në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e 11-të.

Lini një koment