Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e së mërkurës në Balldren të qytetit të Lezhës. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen është identifikuar dhe kapur një prej autorëve të dyshuar.

I arrestuari është identifikur si 55-vjeçari me inicialet A.A. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk kishte të lënduar por as dëme.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një koment