E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal

Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Tiranës lë në qeli pa afat katër anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Tiranës la këtë të enjte në qeli pa afat Marsel Varkën, Elsaed Maqinajn, Fabian Zakon dhe Kristaq Bibën, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municione në Tiranë.

Përveç tyre, në kërkim u shpallën Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, ndërsa më herët janë vënë në pranga Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa, pjesë e të njëjtit grup.

Në këtë operacion, gjatë kontrolleve të kryera, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe prova të tjera materiale.

Sipas Policisë, gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve të ndërmarra për goditjen e këtij grupi, janë arrestuar gjithsej 9 persona, ndërsa janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi të mëdha municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtarinë kriminale, ndërsa puna vazhdon edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Lini një koment