Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaEkspertët: Rritja e pagave për shkak të nevojës për punonjës

Ekspertët: Rritja e pagave për shkak të nevojës për punonjës

Rritja më e madhe e pagave gjatë tremujorit të parë të këtij viti nuk ka ardhur nga pozicionet drejtuese, por nga profesionet e krahut të punës. Sipas ekspertit të punësimit Erion Muça, kjo vjen për shkak të nevojës që ka tregu i punës.

Por për çfarë profesionesh vuan më shumë tregu ynë? Për ekspertin, zgjidhja për të mbushur nevojat për punonjës, sidomos në shërbim dhe ndërtim, mbeten punonjësit e huaj.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në vend arriti në 90 mijë lekë, ndërkohë që mbi 26% e punonjësve paguhen me pagë minimale. Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimit, ndjekur nga zejtarë, artizanë dhe më pas nga punëtorët dhe profesionet elementare.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment