E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vizatoi me tone pozitive protestën popullore të nisur 12 ditë më parë në Tiranë. Ai u shpreh se në protestë po hidhen ide simpatike, meme, pankarta dhe aty janë familjarë me fëmijë që rrinë në shesh disa orë. Klosi u shpreh se nuk ka arsye pse qeveria të dorëhiqet, ndërkohë që tha se deri tani si zëdhënës të protestët janë shfaqur krerët e partive të vogla.

“Është situatë paqësore, asnjë incident, asnjë sforcim nga pikëpamja e rendit publik. Është protestë pa asnjë tension. Pastaj numri, kërkesat dhe zëdhënësit e protestës do të priten për ta parë.

Deri tani kanë dalë përfaqësuesit e partive të vogla, që morën rezultat të vogël në vota dhe mbështetje popullore. Parafolësi tha qeveria të japë dorëheqjen. Nuk e gjej arsyen pse ta japë dorëheqjen. Nuk është Zvërneci e njëjta paralele me Novi Sadin, ku u vranë njerëz. Shkaku pothuajse të gjithë bien dakord që investimi i shërben turizmit shqiptar, ka një lloj analize çfarë po ndodh, sa i shërben turizmit dhe sa i shërben ky debat. Nuk them kush është kërkesa e vërtetë e protestuesve.

Shohim kudo në Evropë protesta, Francën, Greqi dhe kudo, ka kërkesa që negociohen, nuk ka dorëheqje të qeverisë.

E vetmja kërkesë është të vijojë protesta e qetë. Ndihen të qetë, dalin me familjarë, fëmijët, rrinë disa orë në shesh. Bëjnë protestë paqësore që ka edhe pjesën e meme-ve, pankartave, ideve simpatike në protestë.

Nuk kemi një kërkesë specifike.

Të vetmit zëdhënës të protestës, janë disa përfaqësues të partive të reja që duan të marrin forcë nga protesta. Sa kohë nuk kemi një kërkesë specifike, mendoj se kemi akoma kohë për të pritur dhe për të parë se çfarë kërkojnë.

Për Zvërnecin është krijuar bindje se kur projekti të vijë, për t’u diskutuar edhe nga pikëpamja mjedisore, kemi konsensus, që investimi i bën mirë Shqipërinë”- tha Klosi.

Lini një koment