Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksion i befasishëm i SPAK dhe policisë, priten arrestime

Aksion i befasishëm i SPAK dhe policisë, priten arrestime

12 qershor 2026, Tiranë – Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) në koordinim me Policinë e Shtetit po zhvillojnë një operacion mëngjesin e sotëm për ekzekutimin e 20 masave të sigurimit ndaj disa personave të dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Detaje më të hollësishme do të mësohen me përfundimin e operacionit.

Ndërkohë siç mëson gazetarja e Klan News, Glidona Daci, me vendim të Gjykatës së Posaçme më 10 qershor janë ekzekutuar sekuestrimet e më shumë se 128 milionë eurove në llogarinë e një notereje dhe që janë përdorur në tre shitblerje tokash në Zvërnec.

Lajmi është në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment