Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaNga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false

Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false

Policia e Kosovës bën të ditur se një zyrtar i një banke ka raportuar se janë identifikuar 225 monedha dy euroshe false.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Policia njofton se të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Lini një koment