Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Ikonat e Shqipërisë”, mbi 45 vepra të Muzeut të Korçës ekspozohen për herë të parë në Francë

“Ikonat e Shqipërisë”, mbi 45 vepra të Muzeut të Korçës ekspozohen për herë të parë në Francë

Mbi 45 ikona të çmuara nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë po prezantohen për herë të parë para publikut francez në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambery, në kuadër të ekspozitës “Ikonat e Shqipërisë”.

Ekspozita sjell një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe artistike shqiptare, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njohin vlerat e artit ikonografik të ruajtur ndër shekuj. Përmes kësaj nisme promovohen jo vetëm thesaret e kulturës shqiptare, por edhe dialogu kulturor mes Shqipëri dhe Francë.

Ky aktivitet konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, duke e kthyer artin dhe historinë në ura komunikimi mes popujve dhe duke promovuar më tej pasurinë e trashëgimisë sonë kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Lini një koment