Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaLargohet nga grupi parlamentar i PS-së, deputetja Marjana Koçeku shpall statusin e pavarur në Parlament

Largohet nga grupi parlamentar i PS-së, deputetja Marjana Koçeku shpall statusin e pavarur në Parlament

Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar në rrjetet sociale se largohet nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku konfirmon kalimin e saj si përfaqësuese e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan deputetja në reagimin e saj.

Nga ky moment e në vijim, Marjana Koçeku do të ushtrojë mandatin e saj kushtetues duke u pozicionuar zyrtarisht si deputete e pavarur në sallën e seancave plenare.

Lini një koment