E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Gjithmonë në krah të njëra-tjetrës, Rita Ora mbështet publikisht Bebe Rexhën në fazën e re të karrierës

Gjithmonë në krah të njëra-tjetrës, Rita Ora mbështet publikisht Bebe Rexhën në fazën e re të karrierës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar mbështetje për mikeshën e saj Bebe Rexha, vetëm pak orë pas publikimit të albumit të ri “Dirty Blonde”.

Bebe Rexha ka lansuar albumin e saj të katërt, i pari si artiste e pavarur, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.

Rita Ora ka ndarë në “Instastory” kopertinën e albumit dhe ka ftuar ndjekësit e saj ta dëgjojnë projektin më të ri të Bebe Rexhës.

Dy artistet, të njohura për miqësinë e tyre të afërt dhe bashkëpunimet në muzikë, kanë marrë sërish vëmendje nga fansat pas këtij gjesti mbështetjeje.

Albumi “Dirty Blonde” përmban 13 këngë dhe konsiderohet si një kapitull i ri në karrierën e Bebe Rexhës.

Lini një koment