Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin

37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin

Një 37-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Ulzës, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, rreth orës 18:20 ku sipas informacioneve paraprake, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet të jetë mbytur.

Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment