Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaBarcelona nuk gjen dot qendërmbrojtës në Europë, “peshkon” në MLS

Barcelona nuk gjen dot qendërmbrojtës në Europë, “peshkon” në MLS

Barcelona po has shumë vështirësi në merkato për të gjetur një qendërmbrojtës. Dëshira kryesore e katalanasve është Alessandro Bastoni, por transferimi i tij nga Inter duket shumë i vështirë.

Katalanasit kanë hedhur sytë në MLS ku kanë piketuar një qendërmbrojtës të ri, Lucas Herrington, që luan me Colorado Rapids. 18-vjeçari është pjesë e Australisë në Kupën e Botës 2026 dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Duke qenë se Barcelona është e vëmendshme ndaj talenteve të reja, Herrington shihet si një investim afatgjatë për katalanasit. Deri tani jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve. Vlera në treg e Herrington sipas Transfermarkt është 4.5 milionë euro, ndërkohë që Colorado ka kërkuar të mbajë një përqindje mbi të drejtat e lojtarit për shitjen e mundshme në të ardhmen.

Lini një koment