Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMatura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin po zhvillojnë provimin e tretë dhe të parafundit, atë të Matematikës.

Provimi ka nisur orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Gjatë kohës së zhvillimit të provimit ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart

Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Lini një koment