Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaShqipëria nënshkruan tre konventa me Këshillin e Europës, Gogu: Fokus te AI, drejtësia dhe siguria

Shqipëria nënshkruan tre konventa me Këshillin e Europës, Gogu: Fokus te AI, drejtësia dhe siguria

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se Shqipëria ka nënshkruar tre konventa të rëndësishme ndërkombëtare me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset.

Sipas tij, marrëveshjet synojnë forcimin e standardeve ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në disa fusha kyçe. Ai sqaroi se konventa e parë lidhet me rregullimin e inteligjencës artificiale, ku theksohet se teknologjia nuk mund të vendoset mbi ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Gogu shtoi se, konventa e dytë parashikon mbrojtjen e avokatëve, me synimin që ata që mbrojnë qytetarët të kenë garanci dhe siguri në ushtrimin e detyrës së tyre. Ministri theksoi se konventa e tretë lidhet me mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar solidaritetin e vendeve demokratike në kohë sfidash.

“Nënshkrova tre konventa me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset. Konventën e parë ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale sepse teknologjia nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe mbi dinjitetin njerëzor.

Konventën për mbrojtjen e avokatit sepse kush mbron qytetarin duhet të jetë vetë i mbrojtur. Konventën e Ukrainës sepse vendet demokratike nuk e braktisin njëri-tjetrin. Pas ratifikimit, vihen në zbatim”, shkruan Gogu në rrjetin social Facebook.

Lini një koment