Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDeputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar

Deputetja Koçeku: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar

Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj familjes Bajraj në Shkodër. Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëron se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

A post shared by Marjana Koçeku (@neomalsore)

Disa ditë më parë, Marjana Koçeku, ka njoftuar se nuk do jetë deputete e PS-së. E njohur si Neo Malsorja, ajo ka njoftuar nëpërmjet një statusi se do të jetë deputete e pavaruar.

Lini një koment