Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMemaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital

Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital

Një 45-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi ka rënë nga skela gjatë punimeve për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, në zonën rurale të Memaliajt.

Sipas informacioneve paraprake, punëtori ka humbur ekuilibrin ndërsa ndodhej në skelë, duke rënë dhe pësuar lëndime.

Ai është transportuar fillimisht drejt Spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se pritet të dërgohet në Tiranë për trajtim të specializuar.

Lini një koment