E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKampionati Europian i peshëngritjes/ Enkileda Carja fiton çmimin “Ylli në Ngritje i Europës 2025”

Kampionati Europian i peshëngritjes/ Enkileda Carja fiton çmimin “Ylli në Ngritje i Europës 2025”

Në Kampionatin Europian të peshëngritjes në Batumi, sportistja shqiptare Enkileda Carja u vlerësua me çmimin “Ylli në Ngritje i Europës 2025”.

2025 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për të, me medalje dhe rezultate të larta në aktivitete ndërkombëtare, si kampionati botëror, europian, ballkanik dhe Lojërat e Solidaritetit.

Çmimi është dorëzuar nga Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani.

Falë punës së saj, trajneres Eglantina Kalemi dhe mbështetjes nga Federata dhe Komiteti Olimpik, Enkileda është bërë një sportiste e elitës.

Lini një koment