E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia e Tiranës godet call center-in mashtrues, 7 të arrestuar dhe 27 nën hetim në operacionin “End Point”

Policia e Tiranës godet call center-in mashtrues, 7 të arrestuar dhe 27 nën hetim në operacionin “End Point”

Policia e Tiranës ka goditur veprimtarinë e një call center-i mashtrues duke rezultuar në arrestimin e 7 personave. Ata janë shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë.

Gjithashtu janë nën hetim 27 të tjerë, ku 3 prej tyre janë të huaj nga Brazili e Franca.

Njoftimi i plotë

/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj).

Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.

Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.

Lini një koment