Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh!

PD vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh!

Pas një ndërprerje prej 5 minutash, Kuvendi ka rinisur seancën plenare sërish me tensione e përplasje.

Deputetët e opozitës nuk kanë pranuar lirimin e foltores së Kuvendit duke bllokuar kështu nisjen e interpelancës me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kryeparlamentari Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen demokratit Flamur Noka për shkeljen e rregullores së Kuvendit, duke i thënë se seanca nuk është arenë gladiatorësh. Pas këtij momenti tensioni, Peleshi ndërpreu punimet e seancës për 15 minuta.

“Kush jeni ju që bllokoni foltoren. Z.Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh. Të tërheq vëmendjen. Gishtin mos ma trego mua. 15 minuta pushim”, deklaroi Peleshi.

Lini një koment