E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit

Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit

Pas tensioneve të Ilir Metës me gjyqtarin e çështjes, Erion Bani, debatet kanë vijuar përsëri në këtë seancë të radhës në themel për ish-presidentin.

Gjykata ka vendosur të gjobisë me nga 10 mijë lekë ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi dhe avokatin e ish-presidentit, Kujtim Cakrani, për thyerje të solemnitetit të gjykatës.

Gjatë seancës, avokati Redi Llanaj është shprehur: “Më harrove edhe mua”, ndërsa Cakrani ka reaguar duke thënë: “Harrove edhe ‘terroristin ukrainas’ Ilir Meta”.

Seanca ka vijuar mes tensioneve dhe debateve në sallën e gjyqit.

Lini një koment