Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBundesligaBayern ka frikë nga Real Madrid, po përgatit një pagë monstruoze për Olise

Bayern ka frikë nga Real Madrid, po përgatit një pagë monstruoze për Olise

Bayern ka plane të mëdha për Michael Olise. Me të marrë vesh interesin e Real Madridit për yllin francez, klubi bavarez po bëhet gati t’i ofrojë një kontratë të majme sulmuesit anësor.

Paga e tij aktuale (bruto) është rreth 16 mln euro në vit. Me kontratën e re, Bayern pritet t’i ofrojë rreth 25 mln euro në vit, shifër e nivelit të Harry Kane.

Olise do të bëhej lojtari i dytë më i paguar te Bayern, duke ia kaluar kështu gjermanit Musiala.

Lini një koment