E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensione në protestën pranë Kuvendit, përplasje verbale me simpatizantë të PD-së dhe deputetin Ardit Bido

Tensione në protestën pranë Kuvendit, përplasje verbale me simpatizantë të PD-së dhe deputetin Ardit Bido

Zhvendosja e protestuesve pranë Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje verbale. Protesuesit brohoritën thirrjet “Rama në burg! Berisha në burg!” pranë selisë blu, duke shkaktuar reagimin e disa simpatizantëve demokratë.

Situata u tensionua për disa çaste, por deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ndërhyri duke larguar mbështetësit e partisë për të shmangur çdo përplasje mes palëve.

Një tjetër incident u shënua pranë Kuvendit, ku protestuesit u përballën verbalisht me deputetin e Partisë Socialiste, Ardit Bido. Mes thirrjeve të qytetarëve, deputeti socialist u shoqërua dhe u ndihmua nga efektivët e policisë për t’u larguar nga zona, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Aktualisht, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në krah të godinës së Parlamentit, ku po shprehin pakënaqësitë e tyre me thirrje si “Nuk na përfaqësoni” dhe “Duhet të largoheni”.

Lini një koment