Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtestuesit nisen nga Kryeministria drejt Parlamentit, bëjnë thirrje për bllokimin e hyrjes së Kuvendit

Protestuesit nisen nga Kryeministria drejt Parlamentit, bëjnë thirrje për bllokimin e hyrjes së Kuvendit

Protestuesit këtë të enjte kanë vendosur të ndryshojnë intenerarin e zakonshëm të protestës duke marshuar drejt Parlamentit. Qytetarët të cilët ishin mbledhur para Kryeministrisë, janë nisur drejt Parlamentit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të protestuesve që momentalisht ndodhen para Kuvendit.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të bllokohen hyrjet e Parlamentit. Pas mbledhjes para Parlamentit të protestuesve, kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në seancën plenare është larguar nga ambientet e Kuvendit.

Deputetë të shumtë socialistë gjithashtu janë parë në rrugë teksa largohen ndërsa protestuesit kanë vijuar me protestën e tyre.

Lini një koment