Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMarrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet

Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet

Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte bëri të ditur se që prej ditës së sotme do të ndërpritet bordi i transparencës për karburantet.

Kjo ndërprerje, sipas saj, vjen nga fakti i marrëveshjes së arritur mes SHBA-së dhe Iranit, e cila rezultoi edhe me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Do të ndërpresim bordin e transparencës, i cili prej disa muajsh është në funksion në bazë të ligjit për hidrokarburet.

Ka pasur luhatje të çmimit të karburanteve dhe, më shumë se dy javë, çmimi ka ardhur duke u reduktuar, ndërsa çmimet e bursës janë stabilizuar.

Është arritur një marrëveshje dhe kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, dhe situata në Lindjen e Mesme ka më pak paqëndrueshmëri, dhe kjo është arsyeja që ne do ta përfundojmë funksionin e bordit të karburanteve”, u shpreh ajo.

Lini një koment