Materazzi ironizon Ibrahimovic: Interisti më i madh në historinë e Interit me atë që po bën te Milani
Në një verë të vështirë për Milanin dhe tifozët e tij, e karakterizuar nga pasiguri dhe shumë refuzime në merkato, vjen edhe një deklaratë ironike nga ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai foli për rivalitetin e tij me Zlatan Ibrahimović, sot këshilltar te “RedBird Capital Partners” dhe figurë që ka qenë shpesh protagonist i përplasjeve të mëdha në fushë.
“Për mua ishin vetëm gjëra që ndodhnin në fushë, por nuk mund t’i them asgjë, sepse ai është interisti më i madh në histori për atë që po bën te Milani”, u shpreh Materazzi.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime, duke u parë si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj situatës aktuale të Milanit dhe rolit të Ibrahimović në prapaskenat e klubit kuqezi.