Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet të jenë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet të jenë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur eshtra në Vushtrri, që dyshohen të jenë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Eshtrat janë gjetur të premten.

“Vushtrri, 1998/1999. Më 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin policor.

Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim. /Telegrafi/

Lini një koment