Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore

Ditën e nesërmë në Pogradec do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, teksa për këtë janë ndërmarrë disa masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti.

Policia e Korçës njofton se do të kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore, më konkretisht:

-Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve, nga sheshi “Odeon” deri te hotel “1 Maji”;

-Nga ora 09:00 deri në orën 11:30, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor “Lin-Pogradec” nga rruga “Reshit Çollaku” deri te hotel “Lyhnidas”.

Gjithashtu, do të bllokohet përkohësisht lëvizja në disa segmente rrugore brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundim të aktivitetit.

Shërbimet e Policisë do të jenë në terren, për siguri dhe për të orientuar përdoruesit e rrugës, kryesisht në rrugën alternative “Korçë-Qukës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për respektimin e masave kufizuese, në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv.

Lini një koment