Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosova​As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet Testi i Maturës në rrjetet sociale

​As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet Testi i Maturës në rrjetet sociale

Tanimë ka përfunduar mbajtja e Testit të Maturës, afati i parë, në të cilin pritej të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

Procesi i testimit është administruar nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.

Testi filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30.

Testi i Maturës Shtetërore 2026 u zhvillua brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmbante 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja.

Ministria e Arsimit ka rikujtuar se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësishtë i ndaluar dhe se çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo.

Megjithatë, qysh në start ka nisur qarkullimi i pyetjeve e përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjete sociale, normal gjithnjë duke përdorur telefonin, raporton kp.

Në Viber u krijuan dy grupe, njëri me mbi 9830 anëtarë dhe tjetri mbi 500 anëtarë, ku nxënësit shkëmbenin përgjigjet e pyetjeve të testit.

Lini një koment