E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
51
Demokratë
40
Republikanë
Demokratët projektohen fitues të Senatit (Decision Desk HQ, NBC) • 9 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
197
Demokratë
109
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 129 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 23:54 (Detroit) • Të dhënat: Decision Desk HQ, NBC News, CNN
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Gomonia lëvizte pa kontroll pasi drejtuesi kishte rënë në det, si është gjendja e të riut

Një gomone në Himarë, në zonën e “Kepit të Rigonit”, është parë këtë të shtunë, 20 qershor duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar dhe pa persona në bord, duke vënë në rrezik pushuesit dhe mjetet e tjera lundruese.

Sipas njoftimit të uniformave blu, drejtuesi i gomones, një 35-vjeçar, kishte rënë në det dhe kishte arritur të dalë në gjirin e Llamanit, por me dëmtim në këmbë. Ai u trnsportua në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u vënë në kontroll mjeti lundrues, një punonjës i Policisë Detare u hodh në bordin e gomones dhe e ndaloi atë.

“Himarë / Policia Kufitare shmang një tragjedi të mundshme në det

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare në Himarë shmangu sot një ngjarje me pasoja të rënda në det.

Pas njoftimit se një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi, pa persona në bord, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes dhe kishte dalë në gjirin e Llamanit, i dëmtuar në këmbë. Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gomonia, e cila paraqiste rrezik për mjetet e tjera lundruese dhe për pushuesit, u vu nën kontroll nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare. Një punonjës i Njësisë Policore Detare mundi të hidhej në bordin e gomones dhe ta ndalonte atë.

Më pas, mjeti lundrues u tërhoq në PKK Himarë për verifikime të mëtejshme.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kuadër, ajo fton qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin 112“, njofton policia.

Lini një koment