Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin

Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin

Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit në Zvicër nesër. Kështu njoftoi këtë të shtunë Ministria e Jashtme pakistaneze.

“Bisedimet në nivel teknik do të mbahen në vendpushimin malor zviceran të Burgenstock,” tha ministria, duke shtuar se zyrtarë nga Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në diskutime si ndërmjetës.

“Pakistani do të vazhdojë të lehtësojë procesin në rolin e tij si ndërmjetës, me qëllim avancimin e mirëkuptimeve të arritura në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit”, thuhet në deklaratë.

Irani dhe SHBA-të kanë konfirmuar se do të dërgojnë delegacione në bisedimet zvicerane, edhe pse luftimet e vazhdueshme në Liban kërcënojnë të prishin procesin diplomatik.

Lini një koment