Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasditen e kësaj të shtune duke theksuar se diaspora shqiptare nuk përbëhet nga 100 apo 200 makina që kanë mbërritur sot në Tiranë për protestën në shesh.

Në postimin e bërë në rrjet, Balla thekson se dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, i kanë besuar Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuq e zi 100 apo 200 makina. Diaspora foli me votë një vit më parë. Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

Lini një koment