Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaE BUJSHME: Atletico nxjerr në shitje Ademola Lookman, ja arsyeja pse Diego Simeone nuk e do në skuadër

E BUJSHME: Atletico nxjerr në shitje Ademola Lookman, ja arsyeja pse Diego Simeone nuk e do në skuadër

Pavarësisht se Ademola Lookman ishte një nga transferimet më të mira të sezonit të kaluar, për nigerianin nuk ka më vend tek Atletico Madrid dhe ai do të largohet.

Sipas medieve spanjolle, Diego Simeone ka kërkuar largimin e nigerianit, pavarësisht statistikave të mira të tij, me 9 gola dhe 4 asiste në 22 ndeshje.

Pavarësisht këtyre shifrave, vendimi i Diego Simeone nuk bazohet vetëm në numra. Argjentinasi po kërkon një sulm më të besueshëm, me lojtarë që e kuptojnë më mirë sistemin e ekipit dhe idetë e tij. Pika e dobët e Lookman duket se është individualiteti i tepërt i tij, gjë që nuk pëlqehet aspak nga Simeone.

Interesi për Lookman është shumë i madh, si brenda kampionateve elitare në Europë, ashtu edhe në Arabinë Saudite. Atletico pagoi 40 milionë euro në total për nigerianin, ndërsa tani pret të fitojë mbi 55 milionë euro nga shitja e tij.

Lini një koment