Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë

Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet T. V., ka ndodhur në Lushnjë, ndërsa viktima, pasi është përplasur nga një makinë, është goditur edhe nga një mjet tjetër që ka ardhur më pas në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë së Lushnjës, ngjarja ka ndodhur më 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, ku 37-vjeçari po udhëtonte me biçikletë. Dyshohet se fillimisht ai është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas është goditur edhe nga një tjetër automjet, me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së dyfishtë, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një koment