Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Mos u bëni peng i iluzioneve të gabuara”, Rama në podcastin “Flasim”: Verifikoni faktet përpara se të protestoni

“Mos u bëni peng i iluzioneve të gabuara”, Rama në podcastin “Flasim”: Verifikoni faktet përpara se të protestoni

Kryeministri Edi Rama i kushtoi protestës shënimet e javës në podcastin “Flasim”, duke e cilësuar tubimin si të mbështetur mbi iluzione dhe keqinformim. Sipas tij, shumë prej pjesëmarrësve besojnë se po mbrojnë natyrën dhe interesat e vendit, por në të vërtetë po i shërbejnë interesave të njerëzve të tjerë.

“Iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritme që nuk kanë asnjë interes për të vërtetën. Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe kërkesave për dorëheqje, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij dhe se projekti do të vazhdojë sipas planit.

“Unë jam këtu. Ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin. Jo jashtë realitetit, për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje protestuesve të verifikojnë faktet, ndërsa shtoi se projekti për Zvërnecin përfaqëson zhvillim ekonomik për vendin dhe nuk do të ndalet. Ai theksoi se mund të diskutohet vetëm për përmirësimin e mëtejshëm të projektit.

RTSH

Lini një koment