Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AMilan shtyn sulmuesin drejt MLS-së dhe futet në garë për yllin 40 milionë eurosh të PSG-së

Milan shtyn sulmuesin drejt MLS-së dhe futet në garë për yllin 40 milionë eurosh të PSG-së

Corriere dello Sport dhe burime të tjera mediatike nga Italia, zbulojnë se Milan është vënë pas sulmuesit të PSG-së, Goncalo Ramos. Portugezi luajti një rol dytësor në sezonin e fundit te PSG, me 12 gola dhe 2 asiste. Ai është i hapur për një aventurë të re, ku të ketë mundësinë të jetë titullar.

Përpara se Milan të nisë negociatat me PSG-në, duhet të sistemojë Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan është pranë transferimit në MLS, për shifrën 26 milionë euro.

Për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen, Orlando City është e gatshme t’i ofrojë një pagë vjetore 4.6 milionë euro sulmuesit meksikan, gati dyfishi i asaj që merr aktualisht te kuqezinjtë.

Ndërkohë, mediet italiane zbulojnë se PSG ka vendosur çmimin 40 milionë euro për të lënë të lirë Goncalo Ramos.

Lini një koment