Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojn

Protestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojn

Disa protestues  vijojnë qëndresën përballë Kryeministrisë me një qëllim të vetëm, të mos largohen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Të vendosur për të vazhduar protestën pa afat, qytetarët kanë ngritur edhe një çadër për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit.

Mes protestuesve që kanë zgjedhur të qëndrojnë ditë e natë në Bulevard ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ka kaluar natën përballë ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar këtë moment si një akt të mosbindjes civile dhe qytetare.

“Është bllokuar bulevardi. Ky është një mesazh. Mesazhi është që do të fillojmë mosbindjen civile. Ka ardhur policia disa herë, i kemi thënë, zbatoni ligjin. Do të na arrestoni? Na arrestoni, nuk na i ndjen fare. Kjo quhet mosbindje civile”, deklaroi avokati Altin Goxhaj.

Kujtojmë se ideja për mosbindjen civile, është dhënë shpesh herë si ide nga Sali Berisha.

Lini një koment