Sorloth drejt Serie A, por jo te Juventus. Zbulohet prapaskena e fundit
Duke qenë se Juventus i ka ridërguar një propozim të ri Dusan Vlahovic dhe ka nisur nga puna për të rikthyer përfundimishr Randal Kolo Muani, është Napoli atkualisht ekipi më pranë Alexander Sorloth.
Edhe pse norvegjezi ka rënë paraprakisht dakord për kushtet personale me klubin bardhezi, situata mund të marrë një kthesë tjetër.
Sipas TMW, Sorloth nuk është vetëm një “ide” për Napolin, por një ide gjithnjë e më e fortë. Norvegjezi shihet si pasuesi ideal i Romelu Lukakut dhe partneri ideal për dyshen sulmuese me Rasmus Hojlund.
Në anën tjetër, Atletico Madrid është i hapur për largimin e Sorloth, por ka vendosur shifrën 40 milionë euro për “kokën” e tij, gjë që pengoi Juventusin të shkonte më tutje në bisedimet për 30-vjeçarin.