Nëse nuk vjen Alvarez, Barcelona do të transferojë sulmuesin e Man. United
Barcelona është e gatshme të bëjë gjithçka për të transferuar Julian Alvarez këtë verë, por nuk është aspak e lehtë. Atletico Madrid po reziston fort dhe ka vendosur shifrën 200 milionë euro si kushti i vetëm për të lejuar largimin e argjentinasit.
Në rast se nuk arrihet Alvarez, Barcelona po shqyrton edhe emra të tjerë për sulmin. Së fundmi, një emër që ka fituar terren është Benjamin Sesko, për të cilin Manchester United pagoi 85 milionë euro verën e kaluar te Leipzig.
Sesko shënoi 11 gola sezonin e kaluar, duke mos arritur pritshmëritë. Vlera aktuale e sllovenit ka rënë në 60 milionë euro. Pavarësisht se sezoni i tij i parë te Man. United la për të dëshiruar, slloveni mbetet sërish një emër që ngjall interes.