I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?
Ardit Bido ka reaguar ndaj një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku emrin e tij e kanë shkruar në një kosh mbeturinash.
Deputeti socialist thotë se aktivistë të Vetëvendosjes qëndrojnë pas këtij akti, duke i kërkuar llogari kryeministrit Albin Kurti.
Bido thotë se ai është I pastër e pro Shqipërisë, ndërsa këshillon të bëjnë qeverinë në Kosovë.
“Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të përhershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë posaçërisht mua në këtë formë gebelsiane, që s’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë! Bëni qeveri në Kosovë e lërini protestat në Shqipëri!”, shkruan Bido.