Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AJuventus i rikthehet pistës Kolo Muani, PSG zbulon çmimin e francezit

Juventus i rikthehet pistës Kolo Muani, PSG zbulon çmimin e francezit

Përveç rinisjes së bisedimeve me Dusan Vlahovic, për të cilin ka një propozim të ri për një kontratë 1 ose 2-vjeçare me 8 milionë euro rrogë vjetore, Juventus ka hedhur sytë edhe nga Kolo Munai.

Francezi është rikthyer përkohësisht te PSG, pas huazimit te Tottenham, në sezonin e fundit, që rezultoi një dështim i vërtetë. Muani shënoi vetëm 1 gol dhe dha vetëm 1 asist për londinezët.

Duke qenë se nuk ka vend te PSG, kampionët e Europës e kanë nxjerrë në shitje sulmuesin. Ekipi më i interesuar për momentin është Juventus, aty ku Muani shënoi 8 gola në 16 ndeshje, duke fituar zemrën e të gjithëve.

Këtë herë nuk do të ketë më huazim, pasi PSG është e vendosur për shitjen përfundimtare të sulmuesit dhe ka vendosur shifrën 40 milionë euro për kartonin e tij.

Lini një koment