Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama reagon sërish për protestën: “Flamingot” do habiten se si ranë me kokë mes korbave…

Rama reagon sërish për protestën: “Flamingot” do habiten se si ranë me kokë mes korbave…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që tashmë kanë hyrë në ditën e 22-të të tyre.

Rama ka ndarë një foto të një prej protestuesve, dhe me një shkrim poshtë saj ku ai citohet duke thënë për mediat: “Ka grupe greke dhe serbe në protestë, do t’i nxjerrim me emra”.

Kryeministri në reagimin e tij shprehet se edhe “flamingot” do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Lini një koment