Cardinale rinis nga Almstadt dhe Gardiner, zbulohet struktura e re drejtuese e Milanit
Gerry Cardinale po e merr gjithnjë e më shumë në dorë drejtimin e Milanit, duke vendosur personalisht për ndryshimet kryesore në klub. Vendimi i parë është se nuk do të emërohet një drejtor i ri teknik dhe as nuk do të promovohet Jovan Kirovski, aktualisht drejtor sportiv i “Milan Futuro”.
I frymëzuar nga “modeli Liverpool”, i cili parashikon një strukturë drejtuese më të thjeshtë, Cardinale do t’iu besojë dy figurave të brendshme. Hendrik Almstadt, 53 vjeç, pjesë e Milanit që nga viti 2019, pas ardhjes nga Arsenali me Ivan Gazidis, do të marrë postin e drejtorit të “Player Trading”. Ndërkohë, Bobby Gardiner, anglez i lindur në vitin 1992 dhe specialist i analizës së të dhënave në futboll, do të emërohet “Director of Football Intelligence”, me Donato Lomonte, shefin e skautimit, që do t’i raportojë atij.
Synimi i Cardinale është të sjellë në Itali modelin që kontribuoi në sukseset e Liverpool-it, klub ku “RedBird” ishte aksioner. Almstadt dhe Gardiner do të bashkëpunojnë ngushtë me trajnerin Ruben Amorim për të zbatuar idetë e tij në merkato. Massimo Calvelli do të jetë CEO i klubit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë rolin e këshilltarit të lartë pranë pronarit kuqezi.