Aksident në Mjekës të Elbasanit, makina humbet kontrollin dhe përplaset me autobusin. Policia në vendngjarje (VIDEO)
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Mjekës të Elbasanit. Sipas raportimeve paraprake, një mjet tip Opel ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një autobus. Sipas pamjeve, dëmet materiale janë të rënda, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka apo jo të plagosur, teksa ambulanca është në vendngjarje.
Ndërkohë, edhe policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit të makinave.