Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në rrjetin social X pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e Parisit për integrimin europian të Shqipërisë.
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X.